Në Llozanë 2.500 studentë në karantinë për shkak të Covid-19

TË FUNDIT

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë caktuar karantinë për 2.500 studentë në Fakultetin prestigjioz për hotelieri në Llozanë, për shkak të paraqitjes së numrit të madh të vatrave të virusit Covid-19.

Sipas autoriteteve në kantonin zviceran Vo, masa e karantinës ka të bëjë me të gjithë studentët në studime deridiplomike në atë universitet.

Supozohet se përhapja e infeksionit ka të bëjë me organizimin e një ose më tepër ahengjeve jashtë kompleksit universitar, me siguri para vendosjes së masave të reja anti-epidemiologjike në atë kanton nga mesi i këtij muaji.

Njëmbëdhjetë prej studentëve janë pozitivë në koronavirus, por asnjëri prej tyre nuk u hospitalizua.

Universiteti, i cili ka rreth 3.500 studentë, i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme për vazhdimin e mësimit përmes Internetit.