Në kulmin e valës së Covid-19, Qeveria pas mesnate liroi protokollet, që të lejojë hyrjen në kufij të ekspertëve gjermanë -tha Zaevi

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev e sheh Maqedoninë e Veriut si destinacionin më tërheqës për investime të huaja.

Për këtë, ai ka dhënë shembullin e investimit amerikan në vend, ku siç njoftoi, në kulmin e valës së tretë të pandemisë së Covid-19, Qeveria pas mesnate liroi protokollet që të lejohet hyrja e ekspertëve gjermanë, për të instaluar aparaturën e kompanisë “Dura”.

“Është vetjake të flas për veten, por mendoj se për momentin jemi destinacioni më tërheqës për investime nga tërë rajoni nga Evropa juglindore dhe jo vetëm në Ballkanin Perëndimor. Pse? Sepse jemi anëtare e NATO-s. E dyta, sepse edhe në rrethana të vështira institucionet e sistemit gjejnë zgjidhje. E treta, ja do të japë shkakun e “Dura”-s, kompanisë amerikane se pse vendosi të sjellë investime edhe për të tretën herë. Sepse, caktuam seancë pas mesnatës që ekspertët për “Mercedes” nga Gjermania, të mund të arrijnë në kohën e kulmit më serioz të valës së tretë, që të montojnë aparaturën në investimin e dytë dhe Qeveria punonte që të mund të lirohen protokollet, sepse nuk mundet as Dogana, as Policia të lejojë hyrje-dalje të udhëtarëve specifik në shtet”, tha Zaevi në pyetjet se a mund të sigurojmë mjetet e BE-së për të tërhequr investime në vend, siç parashihet në planin ndërhyrës për investime, duke e pasur parasysh se opozita bllokon Kuvendin, kemi korrupsion dhe na presin zgjedhje lokale, transmeton TV21.