Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë raportuar 51 vdekje dhe 4.009 të infektuar të rinj me koronavirus, që është numri më i lartë ditor deri më tani.
Në Kroaci sot janë gjithsej 21.725 raste aktive, prej të cilave 2.171 janë në spital.
Në respirator janë 252 pacientë, kumtoi Shtabi kombëtar për mbrojtje civile.
Nga 25 shkurti në Kroaci deri më tani janë regjistruar gjithsej 115.626 persona të infektuar me koronavirusin e ri, prej të cilëve 1.552 kanë vdekur, ndërsa 92.349 janë shëruar prej të cilëve 2.924 vetëm në 24 orët e fundit.
Për momentin ka 50.165 persona në vetëizolim. Deri më sot janë testuar gjithsej 713.729 persona, prej të cilëve 11.487 në 24 orët e fundit.
