Në Kroaci do të shqyrtohet ulja e javës së punës në katër ditë

TË FUNDIT

Ministri kroat i Punës Josip Aladroviq nuk e përjashtoi mundësinë që shteti të vendos shkurtim të javës së punës për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.

Ai tha se është paralajmëruar seancë e Këshillit ekonomiko-social, në të cilën punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria do të përpiqen të arrijnë një konsensus, për atë se ku mund të bëhen kursime të mundshme.

“Janë nënshkruar marrëveshjet kolektive, por pres që përfaqësuesit e punëtorëve ta pranojnë situatën”, deklaroi Aladroviq për RTL Danas.

Ai gjithashtu paralajmëroi se java e punës mund të reduktohet në katër ditë.

“Në këtë moment, ne kemi vendosur për masat që i kemi paraqitur javën e kaluar, por unë nuk do të përjashtoja masën për të shkurtuar javën e punës”, tha Aladroviq./MIA

MARKETING I PAGUAR POLITIK