Në 24 orët e fundit në kovid – qendrat në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 478 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 22 pranime dhe atë pesë pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, katër në kovid – qendrëpn e Klinikës për neurologji, tre të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, tre në Klinikës për gastroenterohepatologji dje po aq në Klinikën për sëmundje të syve, përderisa katër të sëmurë janë pranuar në Klinikën për nefrologji. Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive janë pranuar 10 gjatë ditës së djeshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në shtëpi janë lëshuar 30 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid – qendrën po mjekohen 25 pacientë, në Klinikën për neurologji 36 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 51 pacientë me simptome të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji po mjekohen gjithsej 26 persona, në kovid – qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të vendosur 26 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të syve 19 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 105 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë 156 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle, janë 34 pacientë, prej të cilëve 10 fëmijë dhe 24 të rritur.
Gjithsej 478 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Shumica e tyre janë në mbështetje oksigjeni, Edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur rreth 15 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës, pas lëshimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”.
Të gjitha repartet infektive janë të pajisura me oksigjen dhe mund të përkujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, shtohet në kumtesë.
