Në Kosovë me BMW e Mercedes, në Zvicër Don Xhoni shëtitet me “Golf 4 Pacific”

TË FUNDIT

Don Xhoni së fundmi ka publikuar një video në Instagram, ku ka dashur të tregojë modestinë e tij. Ai në video flet me shoferin, të cilin e pyet se me çfarë veture po voziten, ndërsa i njëjti tregon se në Zvicër ata po shëtitën me veturë VW Golf 4, që është një makinë popullarizuar Ballkan e që njihet për veturë që është e lirë por edhe e qëndrueshme.

“Me çka po shkojmë? Me Golf 4, Pacific, tri të kuqe”, thotë Don Xhoni ndërsa shoferi i përgjigjet se me 5 franga zvicerane mund të shkojnë në destinacionin konkret në Lozanë të Zvicër.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti Don Xhoni njoftoi se bleu një makinë të tipit ‘Mercedes S-class’, e cila është tepër luksoze e që kushton rreth 150 mijë euro, ndërsa në korrik bleu një tjetër veturë të shtrenjtë, por kësaj radhe më sportive, BMW të tipit M4.