Në Korenë e Jugut janë regjistruar rastet e para të infeksionit me llojin e ri të koronavirusit

TË FUNDIT

Koreja e Jugut ka regjistruar rastet e para të infeksionit me llojin e ri të koronavirusit, i cili u zbulua në Britaninë e Madhe, transmetuan agjencitë botërore.

Agjencia koreane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve kumtoi se rastet u konfirmuan në një familje prej tre personash që mbërritën në vend më 22 dhjetor. Të tre janë në karantinë.

Një ditë pas mbërritjes së tyre, Koreja e Jugut mbylli kufijtë e saj deri më 31 dhjetor për të gjithë udhëtarët nga Britania për të mbrojtur veten nga përhapja e llojit të ri të koronavirusit.

Në 24 orët e kaluara, janë konfirmuar 808 raste të reja të Kovid-19 në Korenë e Jugut, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të infektuar në vend në 57.680, 819 persona vdiqën si rezultat të koronavirusit.

Autoritetet e Koresë së Jugut janë zotuar të shtojnë përpjekjet për të zbatuar vaksinimet masive në vend.