Në kopshtin “Astibo” në Shtip u kthyen 12 fëmijë të cilët ishin në izolim

TË FUNDIT

Grupi prej 12 fëmijëve të cilët ishin në izolim, sot u kthyen në objektin qendror të kopshtit “Astibo” në Shtip. Drejtoresha e kopshtit “Astibo”, Biljana Trajçevska thotë se në izolim shkuan pasi që tek një edukatore u konfirmua testi pozitiv i koronavirusit.

“Prej sot fëmijët janë kthyer në kopsht, ka kaluar periudha e izolimit, nuk kemi probleme të tjera. Funksionojmë normalisht”, thotë Trajçevska.

Në kuadër të këtij objekti në kopshtin “Astibo” funksionon edhe dhoma e senzorit, në të cilën me fëmijët punon edhe defektologu, Për të, vitin e kaluar kishin nevojë 20 fëmijë nga komunat Shtip dhe Karbinci, për ndryshe sot e vizituan edhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe u.d. kryetari i komunës së Shtipit, Jane Millanov së bashku me grupin e gazetarëve, të cilët janë në shëtitje të projekteve në rajonin lindor, ndërsa financuar nga Agjencia zvicerane për ripërtëritje dhe zhvillim.