Në komunën e Tetovës dezinsektim kundër mushkonjave, apel të mbrohen bletët

TË FUNDIT

Komuna e Tetovës informon se sonte  duhet të bëhet dezinsektimi  kundër  mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve tjerë. Për shkak të kësaj, apelohet bletarët t’i ndërmarrin masat mbrojtëse.

“Për shkak të dezinfektimit, duhet të strehohen bletët në kutitë e tyre, sigurimi i sasisë së mjaftueshme  të ujit dhe të mos i lëshojnë kutitë e tyre 5-6 orë pas trajtimit të territorit”, informojnë nga komuna.

Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes pas orës 21 deri në orët e hershme të mëngjesit, nëse janë të volitshme kushtet e motit.

“Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë, dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhëshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira klimatike”, kumtojnë nga komuna./MIA