Në kohë krize Manastiri financon koncerte, sa ka shpenzuar Manastiri për Grashon dhe Bebek – kush do të përgjigjet?

TË FUNDIT

Përderisa grupet lokale të muzikës janë në krizë, Komuna e Manastirit mbështet koncerte të muzikantëve të huaj në lokalitetin antik Heraklea, në të cilat nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga Kovid-19.
Në seancën e fundit të Këshillit, është kërkuar të zbulohen shumat që komuna i ka dhënë për, siç thonë nga vetëqeverisja lokale, ofertën cilësore kulturore me kufizime kovid.

“Manastiri nuk ka sjellë këngëtarë kur është dashur, ndërsa në mes të pandemisë sjellë këngëtarë nga vendet e huaja, ku të gjithë punëtorët hotelerik të Manastirit në atë sferë, kur ata përjetojnë kriza të tmerrshme ekonomike, kur njerëzit mbeten pa punë, ne si sponsor e kemi komunën e Manastirit ku leje me një anë që organizon koncert, por në koncert paraqitet numër i mysafireve që është jashtë gjithë protokolleve të ministrisë”, theksoi Gabriella Ilievska, Këshilltare e pavarur “Ndryshe”.

Koncertet që u mbajtën në Heraklea ndërsa ishin të mbështetura nga K. Manastirit, tashmë ishin shënjestër kritikash për shkak të organizimit dhe mosrespektimit të masave për mbrojtje nga Korona virusi.

Këshilltarët akuzojnë se komuna paraqitet si sponsor gjeneral i koncerteve, ndërsa për të njëjtët nuk kanë nënshkruar marrëveshje, nuk është dakorduar as shuma, e as nuk është kryer pagesa.

“Dhe diçka tjetër që nuk ishte e qartë për komisionin, unë bëra një pyetje por administrata komunale nuk mund të përgjigjej, sa ka paguar komuna e Manastirit për koncertet që u mbajtën në Heraklea, por mu përgjigjën se kontratat nuk janë nënshkruar dhe se shumat nuk ishin paguar, por ne e pamë që Komuna u paraqit si sponsor i përgjithshëm i të gjitha ngjarjeve që kanë qenë më deri tani në Heraklea, kështu që më intereson se si mund të paraqitet komuna në një ngjarje e cila tashmë ka përfunduar dhe marrëveshja nuk është nënshkruar”, u shpreh Ivan Çullakoski, Këshilltar i pavarur “Ndryshe”.

Në seancë për këtë pikë nuk u prononcuan këshilltarët e tjerë të pushtetit dhe opozitës, ndërsa edhe pse u thirr përfaqësues i administratës komunale, megjithatë nuk u dha përgjigje.

Sa para janë shpenzuar dhe a janë nënshkruar marrëveshje, edhe ne kërkuam përgjigje nga Komuna e Manastirit, nga ku na thanë se të hënën do të na jepet përgjigje, për shkak se personi përgjegjës është në pushim vjetor.

Koncertet e Petar Grasho dhe Zhelko Bebek u mbajtën më 22 dhe 23 gusht, ndërsa për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga korona virusi, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, kërkoi sanksionim, ndërsa inspektorati i tregut paralajmëroi se do të zbatojë këtë.

Më shumë se 2000 bileta janë shitur për koncertin, edhe pse është dhënë leje për 600.