Në Klinikën për kirurgji plastike janë bërë 500 intervenime dhe janë kontrolluar mbi 2.000 pacientë

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Klinika universitare për kirurgji plastike po punon vazhdimisht edhe në kushte të shkaktuara nga pandemia me Kovid-19. Që nga fundi i marsit, janë kryer më shumë se 500 intervenime kirurgjike dhe më shumë se 2.000 pacientë janë ekzaminuar në bazë ambulatore, kumton Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikë, për momentin, nuk ka lista të pritjes për trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje. Trajtohen edhe pacientët me lëndim të shuplakës së dorës, lëndime të lehta të indeve dhe termale, gjendje kur nevojitet trajtim i brendshëm kirurgjik dhe këto raste trajtohen në këtë institucion të shëndetit publik. Në Klinikë, vazhdimisht po zhvillohet puna shkencore dhe shkëmbimi i përvojave me qendrat evropiane dhe botërore.

- Advertisement -

“Në mjekësi është e nevojshme të ndiqni trendet e trajtimit, dhe kjo bëhet duke shkëmbyer përvoja me kolegë nga qendra të tjera evropiane dhe botërore. Puna jonë u vlerësua duke pranuar katër punime shkencore për të prezantuar përvojat e mëparshme në trajtimin e dëmtimeve të shuplakës së dorës në kongresin e Federatës Evropiane të Shoqatave të shuplakës së dorës(FESSH), i cili do të mbahet virtualisht për shkak të situatës aktuale me Covid-19, në fillim të shtatorit në Bazel. Në këtë mënyrë, krah për krah me kolegët nga të gjitha qendrat evropiane do të jetë Klinika Universitare për Kirurgji plastike dhe rikonstruese. Gjatë këtij kongresi, Shoqata e Maqedonisë për kirurgji të shuplakës së dorës do të bëhet një anëtare e plotë e FESSH”, thonë nga Klinika. sn/

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -