Njerëzit më të moshuar në Kinë u bënë grupi që rritet më shpejtë i të infektuarve me HIV në vend pasi numri i rasteve të reja të SIDA-s tek burrat të moshës prej 60 vjet dhe më shumë është rritur për pesë herë në periudhën nga viti 2010 deri në vitin e kaluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Në Kinë vitin e kaluar, rreth 37,000 persona të moshës prej 60 viteve e më shumë u diagnostikuan me HIV, duke përfshirë 77 përqind të burrave, të cilët përbëjnë 25 përqind të të gjitha rasteve të reja të HIV, sipas OBSH
Hulumtuesi i Universitetit të Pekinit, Tao Lin tha se rritja e rasteve të SIDA-s tek popullata e moshuar nuk ka marrë vëmendje të barabartë të publikut krahasuar me grupet e reja si studentët, shkruan “Çajna Deili”.
Sipas tij, për shkak të rritjes së standardit jetësor, më shumë njerëz të moshuar kanë më shumë para dhe kohë të lirë, dhe disa prej tyre nuk kanë ndërgjegjësimin e duhur për mbrojtje, .shtohet në shkrim.
Të dhënat e OBSH-së tregojnë se HIV vitin e kaluar është konfirmuar tek 1,7 milionë njerëz në mbarë botën, nga të cilët rreth 150.000 në Kinë.
