Array

Në kërkim të trenit me ar…

Must Read

Lëvizja Besa ndahet nga LSDM-ja, në Kuvend do të veprojnë si të pavarur

https://youtu.be/8m3tMxhkddM Në një muaj e gjysmë pas konstituimit të Kuvendit dhe një...

Dislokimi i bastoreve, LSDM-VMRO-DPMNE heshtin se a do të votojnë Ligjin!?

https://youtu.be/s2RVx-uQ_xw Një ndër pikat për formimin e koalicionit qeveritar ishte edhe ligji...

Vendimi i cili i ndau funksionarët, nuk ka lëshime – subvencione për punësim në bazë etnike do të ketë

https://youtu.be/pxetLAwcJCw Subvencione shtetërore për punësime në bazë të përkatësisë etnike do të...
- Advertisement -

Është një nga sekretet më të mëdha të kohës së nazizmit: në janar të vitit 1945, ndërkohë që Ushtria e Kuqe vazhdonte marshimin drejt Perëndimit, një tren i blinduar dhe misterioz u largua nga qyteti Breslau. Në bord kishte rreth 50 arka metalike.

Plot me ar nazist?

- Advertisement -

Se ku po shkonte treni dhe nëse mbërriti ndonjëherë, kjo mbetet një mister.

Kjo për shkak se treni u zhduk pa gjurmë dhe nuk u gjet, pavarësisht kërkimeve të shumta nga gjuetarët e thesareve.

- Advertisement -

Deri më tani!

Të premten, zëvendësministri i Kulturës në Poloni, Piotr Zuchowski, 51 vjeç, tha se është 99 përqind i bindur se një tren i blinduar është zbulur në një vend të fshehtë nëntokësor.
Kjo është bërë e mundur falë fotove me gjeo-radar. Kjo teknikë përdoret për të zbuluar objekte të varrosura.

- Advertisement -

Por çfarë po transportonte saktësisht ky tren i blinduar?

Sipas zëvendësministrit të Kulturës bëhet fjalë për një thesar, për vepra arti, ndoshta edhe për një arkivë.
Fakt është se në kohën e regjimit nazist, kryepolici gjerman në Breslau, Herbert Klose, ishte përgjegjës për arin e vjedhur nga bankat, argjendaritë dhe personat privatë.

Sipas Frankfurter Rundschau, Klose kishte deklaruar në vitet ’70 në televizionin polak se ky ar ishte hequr pak përpara përfundimit të Luftës së Dytë Botërore me një tren.

Gjithmonë e më shumë spekulohet se me këtë tren janë larguar edhe pjesë të dhomës legjendare Amber, e veshur me ar.

Por si u zbulua treni nazist?

Historia ngjan e pabesueshme: pak ditë më parë, një gjerman dhe një polak njoftuan autoritetet polake se ata e dinë strehën, pasi një i moshuar ua kishte rrëfyer në prag të vdekjes.

Të dy mbeten anonimë.

Sa i përket të moshuarit, gazeta polake Fakt thotë se bëhet fjalë për një ushtar të Vermahtit gjerman, që ka ndihmuar për të fshehur trenin.

Ku gjendet me saktësi treni?

Autoritetet preferojnë të heshtin. Bëhet fjalë për një rajon përreth qytetit Valdenburg. Atje nazistët kishin ngritur një sistem të gjerë tunelesh si mbrojtje për udhëheqësit.

Zuchowski ka paralajmëruar të gjithë gjuetarët e thesareve që gërmojnë aty: treni mund të jetë i rrethuar me mina.

Kush do e marrë arin?

Pyetja është e ndërlikuar pasi mund të bëhet fjalë edhe për pasurinë që iu grabit hebrenjve të deportuar.

Dy zbuluesit e panjohur duhet të marrin 10 përqind.

- Advertisement -

Lëvizja Besa ndahet nga LSDM-ja, në Kuvend do të veprojnë si të pavarur

https://youtu.be/8m3tMxhkddM Në një muaj e gjysmë pas konstituimit të Kuvendit dhe një javë pasi u formuan grupet...

Dislokimi i bastoreve, LSDM-VMRO-DPMNE heshtin se a do të votojnë Ligjin!?

https://youtu.be/s2RVx-uQ_xw Një ndër pikat për formimin e koalicionit qeveritar ishte edhe ligji për dislokimin e lojërave të...

Vendimi i cili i ndau funksionarët, nuk ka lëshime – subvencione për punësim në bazë etnike do të ketë

https://youtu.be/pxetLAwcJCw Subvencione shtetërore për punësime në bazë të përkatësisë etnike do të ketë edhe në sektorin privat...

Vjedhet kufoma nga reparti infektiv në Strumicë, më pas kthehet krevati bosh i spitalit

https://youtu.be/J6gBfWJrSWc Ka ndërruar jetë në Klinikën infektive në Strumicë, e më pas kufomën së bashku me krevatin...

Platformë nacionale po, por jo edhe kompjuterë! SASHKU alarmon: Mësuesit do të punojnë nëse kanë kushte

https://youtu.be/8GlC8a4SVrA Ora dhe ditët janë duke ecur shumë shpejt, prandaj shumë pak kohë kemi që të përgatitemi...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -