Në Itali zgjedhje rajonale dhe referendum për zvogëlimin e numrit të deputetëve

TË FUNDIT

Në Itali sot mbahen zgjedhjet rajonale dhe referendumi për zvogëlimin e numrit të anëtarëve në Parlament.

Autoritetet lokale zgjidhen  në shtatë rajone ku, për shkak të pandemisë së Kovid-19,  nuk mundej të zgjidhet në prill.

Italia ka 20 rajone të cilat e përbëjnë nivelin e parë të ndarjes territoriale në vend, ndërsa rajonet kanë autonomi politike dhe administrative.

Në vitet e fundit,  një numër i madh prej 60 milion italianëve  nuk dolën në votim.

Së bashku me zgjedhjet rajonale  në mbarë Italinë do të mbahet referendum për zvogëlimin e numrit të anëtarëve në Parlament.

Me votim “pro” numri i deputetëve do të zvogëlohet prej 945 të tanishëm në 600.