Në Itali rreth 400 padi janë parashtruar për shkak të vdekjeve nga Kovid-19

TË FUNDIT

Rreth 400 procese gjyqësore janë ngritur nga avokatët e anëtarëve të familjeve të viktimave nga Kovid-19 në valën e parë të pandemisë në rajonin italian të Lombardisë.

Proceset gjyqësore janë ngritur kundër mjekëve të caktuar sepse ata nuk e njihnin sëmundjen me kohë dhe se diagnoza u bë vonë ose sepse, sipas mendimit të prokurorëve, ata nuk i trajtuan pacientët siç duhet.

Disa i padisin spitalet për mungesë të pajisjeve dhe ilaçeve të duhura, kurse disa kërkojnë dëmshpërblim sepse spitalet në pikun e pandemisë nuk kishin shtrate të lira spitali.

Në rajonin e Lombardisë është krijuar edhe shoqata e avokatëve dhe kirurgëve (AMLA), e cila do t’u ndihmojë të dëmtuarve për t’i realizuar kërkesat e tyre.

Në Itali, kanë vdekur 36.600 njerëz si pasojë e infeksionit me koronavirus, ndërsa vetëm në rajonin e Lombardisë, e cila ka qenë epiqendra e sëmundjes, janë regjistruar pothuajse 17.000 vdekje