Në Itali në 24 orët e kaluara janë regjistruar më shumë se 35,000 të infektuar të rinj me Kovid-19 dhe 580 vdekje.
Në Lombardi, në 24 orët e fundit janë raportuar 11,000 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri.
Mediat italiane raportuan se njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me shpejtësi, ku aktualisht janë 3,000 pacientë.
Drejtori i Institutit të Lartë të Shëndetit Italian (VIS), Silvio Brusafero, deklaroi se masat shtrënguese, të cilat janë qenë në fuqi që nga java e kaluar, po i japin rezultatet e para. Ai theksoi se çelësi për ta parandaluar përhapjen e infeksionit është sjellja individuale, përkatësisht respektimi i masave themelore të mbrojtjes – distanca fizike, shmangia e tubimeve dhe higjiena personale./МIA
