Në Indi dhe Nepal zhvendosen miliona njerëz për shkak të përmbytjeve

TË FUNDIT

Si rezultat i përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nag shirat monsunike, përkohësisht janë zhvendosur rreth katër milionë njerëz në shtetin verilindor indian Asam dhe në Nepalin fqinj, dhjetëra rezultojnë të zhdukur ndërsa të paktën 189 persona e humbën jetën, kumtuan autoritetet në Indi dhe Nepal.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, për shkak të derdhjes së lumit Bramaputra, i cili rrjedh përmes rajonit kinez Tibet, Indi dhe Bangladesh janë dëmtuar të mbjellat bujqësore, ndërsa ka edhe rrëshqitje të tokës.

Autoritetet në Nepal i bënë thirrje popullatës në pjesët jugore të vendit të jenë të kujdesshëm, pasi priten shira të reja të fuqishme monsunike, të cilat atje nga muaji i kaluar shkaktojnë përmbytje katastrofike dhe rrëshqitjes të tokës, me ç’rast bilanci i vdekjes i tejkaloi njëqind persona.