Parlamenti hungarez e miratoi Ligjin për përgjigje të Qeverisë në valën e dytë të koronavirusit, me të cilin vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në vend.
Ligji i jep Qeverisë autorizime më të mëdha gjatë gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 90 ditë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat më të reja restriktive të vendosura për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
“Së bashku do të arrijmë nëse bashkohemi dhe i respektojmë masat restriktive që hyjnë në fuqi si përgjigje e pandemisë së koronavirusit”, tha Orban në video-porosi në Fejsbuk.
Ai shtoi se vaksina është në prodhimtari dhe se kjo do të jetë zgjidhja e vetme kundër virusit./MIA