Në gusht shihet fundi i pandemisë! Vaksinat janë armë kundër llojeve të Covid-19

TË FUNDIT

Situata me Covid-19 është stabile dhe po qetësohet, vlerësojnë autoritet shëndetësore. Nëse vazhdon ky trend i numrit të ulët të rasteve pozitive, fundi i epidemisë me virusin korona në vendin tonë mund të ndodh në muajin gusht.

 “Që të shpallet fund i epidemisë duhet që dy cikle reproduktive prej 14-ditësh të mos ketë raste të diagnostikuara dhe ka disa parashikime te ne se si do të mund ajo të ndodh. Nëse vazhdon ky trend, kjo do të ndodhte në muajin gusht apo në fillim të shtatorit”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Por fundin e epidemisë mund ta prolongojnë llojet e rrezikshme të Covid-19, të cilat po përhapen në mbarë botën, e së fundmi dy raste të llojit indian janë paraqitur edhe në vendin tonë. Doktori  Aleksandar Petliçkovski thotë seimuniteti i fituar nga vaksinimi ose kalimi i virusit Covid-19 mbron nga llojet e tjera të rrezikshme.

 “Një përqindje e vogël e atyre që kishin variantin e parë alfa të koronavirusit infektohen me variantin e ri delta sepse studimet e disponueshme tregojnë se imuniteti i fituar përmes sëmundjes ose vaksinimit të plotë është mjaft efektiv edhe për variantin delta”, u shpreh Aleksandar Petliçkovski.

Edhe Doktori Dragan Danillovski deklaron se nga llojet tjera të koronavirusit mund të mbrohemi vetëm nëse vaksinohemi. Me imunizim mënjanohen simptomat e rënda të këtyre llojeve, shtoi ai.

 “Përvojat me variantin delta në Britaninë e Madhe dhe Izrael tregojnë se 95 përqind e të gjithë pacientëve janë në kategorinë e pa vaksinuar ose të vaksinuar me një dozë të vetme, dhe në kategorinë e personave të pavaksinuar janë kryesisht të rinj që, kanë pak rezistencë ndaj vaksinimit dhe lihen të pambrojtur”, theksoi Dragan Danillovski.

Lloji indian, i njohur si varianti delta, i cili tashmë është i përhapur në 92 vende, po merr hov dhe po paraqet një kërcënim të ri për Botën. Në disa vende, të tilla si Rusia, Britania dhe Australia ka futur masa të reja epidemiologjike.

Doktorët vlerësojnë se Maqedonia nuk do të jetë në gjendje të shmangë llojin indian, por mund ta kontrollojë atë duke u bazuar në përvojat e vendeve të tjera.

Këto deklarata u thanë në tribunën e sotme që e organizoi Ministria e Shëndetësisë “Vaksinimi dhe Sfidat kundër Covid-19”.