Hendbollistët e Maqedonisë janë në pritje të ndeshjeve miqësore kundër Kroacisë dhe Izraelit ku në grup Maqedonia është me Norvegjinë, Argjentinën dhe Holandën, ndërsa ndeshja e parë më 13 janar do të jetë kundër norvegjezëve. Hendbollistët e vendit deklarojnë që janë të trajnuar mirë dhe presin fitore në garën e madhe të botërorit. Përndryshe në këtë event u prezantua edhe pakitimi i ri i limituar i birrës “Skopsko” kushtuar kombëtares së hendbollit, me çka vazhdon bashkëpunimin 42-vjeçar me Federatën.
“Jemi një ekip i ri që premton shumë në të ardhmen me tre-katër lojtarë me përvojë. Na pret një grup i vështirë, por ne jemi gati dhe nuk do të ndalemi në atë synim që të kemi vetëm vazhdimësi paraqitjesh, që të kemi rezultat. Jemi në grup me Argjentinën, Norvegjinë dhe Holandën dhe mendoj se jemi të përgatitur. Do ecim hap pas hapi. Mendoj që të gjithë jemi të përgatitur nga ana e trajnerit dhe stafit. Së pari na presin përgatitjet, dy ndeshje kontrolluese me Kroacinë, do të jenë prova gjenerale do e shohim çfarë duhet të përmirësojmë, kemi edhe 10 ditë nga gara e madhe, të gjithë presin nga ne.”- deklaroi Filip Kuzmanovski, hendbollist i Reprezentacionit.
“Thërras “Falangën” tonë. pres mbështetje maksimale dhe synojmë rezultate pozitive.”- tha Igor Gjorgjiev, hendbollist i Reprezentacionit.
