Së bashku me qendrat ditore për fëmijë dhe shkollat fillore, të hënën hapen edhe kopshtet për fëmijë në Greqi, që është në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, kurse vendimi është marrë me rekomandim të Komisionit kompetent të epidemiologeve, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Fillimi do të jetë nën masa specifike parandaluese për mbrojtjen kundër Kovid-19, dhe sipas udhëzimeve, përdorimi i maskave është i detyrueshëm për punonjësit, dhe jo i detyrueshëm për fëmijët.
Me vendosjen e karantinës në Greqi më 7 nëntor, shkollat, qendrat dhe kopshtet për fëmijë vazhduan të funksionojnë, por një javë më vonë ato u mbyllën me rekomandimin e Komisionit të Epidemiologëve për të zvogëluar lëvizjen e të rriturve.
