Në Greqi filloi testimi për antitrupa

TË FUNDIT

Me qëllim që të përcaktohet shkalla e imunitetit te popullata, Organizata Kombëtare për Shëndet Publik e Greqisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, filloi testimin për praninë e antitrupave të Kovid-19.

Njësitë mobile në Organizatës për Shëndet Publik, dje kanë marrë kampione nga të punësuarit në Qendrën për Persona me Invaliditet në pjesën jugore të zonës së Atikës.

Siç bënë të ditur nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik të Greqisë në pajtim me planin strategjik, testimi për antitrupa do të vazhdojë, “që të ndiqet rrjedha e pandemisë dhe të mbrohet shëndeti publik”./MIA