Në Gjermani për një ditë është regjistruar rekord prej 19.900 të saposëmurëve nga Covid-19

TË FUNDIT

Në Gjermani janë konfirmuar gati 20.000 të sapoinfektuar me Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 597.583 persona, njoftoi Instituti gjerman Robert Koh.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 19.990 persona të porsainfektuar, që është numri më i madh që nga fillimi i epidemisë.

Numri i rasteve të vdekjes gjatë 24 orëve të fundit u rrit për 118 dhe është 10.930.

Në Gjermani nga e hëna është në fuqi mbyllja e pjesërishme, ndërsa ministri i Shëndetësisë Jens Shpan u bën thirrje qytetarëve që të përgatiten për kohë të vështira.

Në gjithë Gjermaninë janë mbyllur objekte hotelierike, institucione kulturore dhe janë ndaluar të gjitha format e tubimeve./MIA