Në Gjermani më së shumti raste të vdekjes nga koronavirusi për një ditë – 952 persona

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 952 persona nga koronavirusi në Gjermani që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Instituti “Robert Koh”.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 23.427 persona kanë vdekur në Gjermani.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në vend u rrit për 27.728, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.379.238.