Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit kanë udhëtuar gati 2 milionë udhëtarë

TË FUNDIT

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit kanë udhëtuar 1.955.648 udhëtarë, që është 28 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë janë realizuar 13.167 fluturime, përkatësisht një rritje prej 7,6 për qind.

Vetëm gjatë muajit qershor, të dy aeroportet kanë shërbyer 374.714 udhëtarë, që paraqet një rritje prej 15,6 për qind në nivel vjetor. Nga TAV Maqedoni thonë se këto rezultate janë dëshmi e zhvillimit të fuqishëm të transportit ajror, zgjerimit të rrjetit të destinacioneve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve.