Në Francë vazhdon rritja e hospitalizimeve nga Kovid-19

TË FUNDIT

Në Francë, numri i pacientëve të pranuar në spitale për shkak të komplikimeve nga Kovid-19 vazhdoi të rritet, pasi dje tejkaloi numrin e përgjithshëm prej 27.000 të shtruar në spital, nga të cilët mbi 3.100 janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv, thuhet në faqen e internetit të Qeverisë franceze.

Në 24 orët e kaluara, spitalet kanë pranuar 1.931 pacientë të rinj, gjithnjë sipas shifrave të Qeverisë.

Tani janë saktësisht 3.107 pacientë (+26) në njësinë e kujdesit intensiv, me 318 pranime të reja në 24 orët e fundit.

Me 350 raste të vdekjes në 24 orët e fundit, infeksioni deri më tani ka marrë jetën e 74.456 personave ku 52.218 vdiqën në spitale.

Numri i personave të infektuar po rritet gjithashtu, kështu që dje u konfirmuan 26.915 raste të reja të infeksionit me koronavirus.