Në Evropë nga Covid-19 tashmë kanë vdekur mbi 300.000 persona

TË FUNDIT

Në gjithë Evropën tashmë ka mbi 300.000 raste të vdekjes si pasojë e efekteve të tmerrshme të koronavirusit, tregojnë të dhënat te të cilat arritën mediat britanike.

Sipas tyre, edhe pse në Evropë jeton vetëm 10 për qind e popullatës botërore, në “Kontinentin e vjetër” janë regjistruar pothuajse një e katërta e rasteve të konfirmuara deri tani prej gjithsej 1,2 milionë vdekje në botë.

Mediat britanike vlerësojnë se presioni dhe tensionet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit  ndjehen kudo edhe në spitalet e pajisura mirë në Evropë./MIA