Përfaqësuesi special i BE-së për marrëveshjen Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera nga Ballkani Perëndimor, Mirosllav Lajçak sot, në ditën e parë të punës së tij në Bruksel, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Kemi pasur bisedë konstruktive për situatën në rajon dhe procesin eurointegrues” ka shënuar Lajçak në profilin e tij në Tuiter.
Ai sqaroi se i ka njoftuar ambasadorët e vendeve të rajonit për planet e veta në kuadër të mandatit të ri si përfaqësues special i BE-së për dialog dhe Ballkanin Perëndimor. Javën e kaluar Lajçak paralajmëroi se pas pothuajse dy muaj të kaluara në Bratisllavë, për shkak të pandemisë së Kovid-19, sot do të arrijë në Bruksel dhe fizikisht do ta marrë zyrën e Përfaqësuesit special të BE-së.
