Në disa pjesë të Italisë protesta për shkak të masave anti-Covid të Qeverisë

TË FUNDIT

Në Firencë, protestat kundër kufizimeve të reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 kaluan në përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Sipas gazetës “Republika”, disa qindra protestues kanë gjuajtur drejtë policisë me shishe dhe gurë, kanë rrokullisur kontejnerë, kanë gjuajtur mjete djegëse, ndërsa në fund policia përdori gaz lotsjellës që t’i shpërndajë pjesëmarrësit në protesta të cilat nuk ishin lejuar nga policia.

“Asnjëherë nuk e kam parë qytetin tim në gjendje të tillë, rrugë të mbuluara me qelq, vitrina të thyera. Problemi është se në mesin e protestuesve të qetë, të cilët kanë arsye që të protestojnë, janë përfshirë grupe të vogla që të shkaktojnë konflikt dhe trazira”, deklaroi kryetari i Firencës Dario Nardella, i cili është në atë pozitë në mandatin e dytë.

Edhe një Bolonjë, një grup prej 300 deri 500 qytetarë protestuan kundër masave të reja qeveritare.

Në fillim të protestës, organizatori tha se “dëshirojnë protesta të qeta”, por më vonë filluan të brohorisin kundër qeverisë.

Gazeta “Republika” shkruan se grupet ekstremiste djathtiste dhe neofashiste po tentojnë që ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e qytetarëve për qëllimet e tyre.

Në ton të njëjtë ka shkrim në gazetën “Libero”, në të cilën thuhet se në mesin e protestuesve të cilët dëshirojnë të protestojnë qetë, janë anëtarë të grupeve ksenofobike, teoricienë të ndryshëm  konspiracioni, përzierje  e grupeve parakriminale dhe njerëz të cilët nxisin urrejtje sociale.