Gjatë 24 orëve të fundit në Covid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga korona virusi. Gjithsej 279 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
