Në 24 orët e kaluara, 41 pacientë të rinj u shtruan në kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 445 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne kishte gjithsej 19 pranime edhe atë gjashtë pacientë u shtruan në spital në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre në Qendrën për kovid në Klinikën e Neurologjisë, një pacient u shtrua në Klinikën e Dermatovenereologjisë, tre pacientë në ORL, dy në Klinikën e Nefrologjisë dhe katër nga Klinikën e Sëmundjeve të Syrit.
Në qendrën e kovidit në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve dhe 9 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive gjatë ditës së djeshme.
Në 24 orët e kaluara, 33 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.
Për momentin, 20 pacientë po trajtohen në Klinikën e Lëkurës në Qendrën kovid, 31 pacientë në Klinikën e Neurologjisë dhe gjithsej 46 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin TBC. Në kovid qendrën në Klinikën për Nefrologji për momentin janë vendosur 25 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syve 15, ndërsa në ORL 26 të sëmurë.
Janë gjithsej 103 pacientë janë në SPQ “8 Shtatori”, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 146 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 33 pacientë, nga të cilët 8 fëmijë dhe 25 të rritur.
Gjithsej 445 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.
Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot në mëngjes deri në orën 8 kishte 40 vende të lira pune, dhe pritet që gjatë ditës pas lirimit të pacientëve të shëruar të lirohen vende shtesë në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.
