Në territorin e komunës së Çairit dje janë shqiptuar gjithsej 94 masa, mes të cilëve 11 për ngasje pa patentë shoferi, pesë për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara dhe shtatë sanksione për përdorimin e celularit.
Siç komunikuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, tetë masa janë shqiptuar për kalim në dritë të kuqe të semaforit dhe gjashtë sanksione për rreshtim në mënyrë të parregullt.
Policia dje në Shkup ka gjobitur gjithsej 290 shoferë.
