Me dress code të veçantë dhe me stil u larguan nga hoteli ku ishin të akomoduar dhe stërviteshin më shumë se dy javë para Kampionatit Evropian.
Në hapësirat e hotelit u uroi fat njeriu i parë i FFM-së, Muhamed Sejdini, ndërsa kur u nis autobusi u bë edhe riti tradicional në Maqedoni – hodhën ujë pas tyre.
Edhe pse paraprakisht nuk e lejuan, në aeroport u takuan dhe i përshëndeti kryeministri Zoran Zaev.
Për shkak se vendi nuk ka avio kompani, e as avionë më të mëdhenj të brenduar, reprezentacioni me Croatia Airlines u nis drejt Bukureshtit.
Aderuan në kryeqytet, ndërsa më pas me autobus të veçantë shkuan në hotel.
Ekipi i reprezentacionit zgjodhi Bukureshtin dhe studionin e Steaua si bazë për trajnim, kështu që atje do të përfundojnë përgatitjet dhe do të luajnë dy ndeshjet e para.
Më vonë Maqedonia do të udhëtojë drejtë Amsterdamit për ndeshjen e tretë kundër Holandës, por nëse kalojnë grupet dhe plasohen në fazën e nokautit, ekipi do të kthehet në Bukuresht ose do të udhëtojë për Budapest apo Londër.
Më 17 qershor Maqedonia do të luaj kundër Ukrainës, e më pas do të zhvendoset në Amsterdam ku më 21 qershor e ka duelin e fundit në grupin C me Holandën.
