Britania e Madhe sot mund ta ketë ditën më të nxehtë në histori, pasi pritet temperaturat të mbërrijnë deri në 41 gradë Celsius.
Shërbimi meteorologjik dha paralajmërim të kuq për temperaturat e larta në shumë pjesë të Anglisë – nga Jorku dhe Mançesteri deri në Londër dhe pjesën juglindore të shtetit, njofton Bi-Bi-Si.
Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë në Britani ka qenë 38,7 gradë Celsius – në Kopshtin botanik të Universitetit të Kembrixhit më 25 korrik 2019.
Temperaturat e larta parashihen edhe për pjesën tjetër të vendit, ndërsa Londra sot mund të jetë një prej vendeve më të nxehta në botë, me temperatura më të larta se ato në Saharanë Perëndimore dhe Karaibet. Parashihet se qyteti do të jetë më i nxehtë se Dalia në Saharanë Perëndimore (24 gradë Celsius), Nasau në Bahame (32 gradë Celsius), Kingston në Xhamajka (33 gradë Celsius), Mallaga në Spanjë (28 gradë Celsius) dhe Athina në Greqi (35 gradë Celsius), njofton Bi-Bi-Si.
