Në Britani të Madhe ka pothuajse 300.000 raste të infektuar me koronavirus, derisa më shumë se 42.000 persona kanë vdekur, tregojnë të dhënat e Qeverisë britanike.
Megjithatë, këto numra përfshijnë vetëm persona të cilët janë testuar për koronavirus, ashtu që numri i të vdekurve me siguri është dukshëm më i madh, lajmëroi Bi-Bi-Si.
Sipas të dhënave më të reja të Zyrës për Statistikë Kombëtare, numri javor i të vdekurve është kthyer në nivel normal për këtë periudhë të vitit./MIA
