Në bregun britanik, në një anije peshkimi, zbulohen 69 emigrantë shqiptarë

TË FUNDIT

Policia britanike ka arrestuar 69 shtetas shqiptarë në tentim që ilegalisht të hyjnë në territorin e vendit me një anije peshkimi, transmetojnë mediat shqiptare.

Anija e peshkimit ka lundruar nga Ostendi, Belgjikë, ndërsa është ankoruar në pjesën lindore në bregun britanik afër Hareiçit, dje në orët e hershme të mëngjesit ndërsa në të ka pasur 72 persona.

Tre anëtarët e ekuipazhit, dy ukrainas dhe një shtetas letonez janë arrestuar nën akuzë për sigurim të migrimit ilegal, derisa 69 personat e tjerë, të gjithë shtetas shqiptarë, janë arrestuar nën dyshim për shkeljen e ligjit për migrim.

“Është e qartë se bëhet fjalë për një incident dhe tentim serioz për shkeljen e kufijve të Britanisë së Madhe. Duke punuar me partnerët, jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i shkatërrojmë rrjetet kriminale për trafikim të njerëzve dhe t’i parandalojmë t’i përdorin emigrantët për shkak të përfitimit”, kanë deklaruar nga policia britanike.