Vitin e kaluar në 68 vende të botës nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur 840 gazetarë, kumtoi organizata joqeveritare zvicerane “Pres emblem kampanj” (Press Emblem Campaign).
Në kumtesën e PEC theksohet se kjo është numri më i madh i punëtorëve të medias të vdekur që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2020, çdo ditë nga dy gazetarë ishin viktima të Kovid-19.
Numri më i lartë i gazetarëve të vdekur është në vendet e Amerikës së Jugut, përkatësisht 458.
Në Azi nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur 151 gazetarë, në Evropë – 147, në Amerikën e Veriut – 45 dhe në Afrikë- 39.
Në Peru gjatë pandemisë kanë vdekur 108 gazetarë, në Brazil -102, në Meksikë -87, në Indi – 56, në Itali- 46 dhe në Turqi nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur 21 gazetarë.
PEC thekson se me shumë gjasa është më i lartë numri i gazetarëve të vdekur, sepse jo të gjithë rastet e vdekjes nuk janë testuar. l
