Në Beograd është vrarë udhëheqësi i tifozëve të Partizanit, më parë i kishte shpëtuar nga dy atentateve

TË FUNDIT

Gjatë ditës së djeshme është vrarë Tadia Pantiç, 25 vjeç. Rasti ka ndodhur në bulevardin Arsenija Çarnojevica në Nov Belgrad, ku dyshohet se po përpiqej të largohej nga sulmuesit e tij pak para ekzekutimit. Sipas raportimeve mediatike, Pantiç kishte vërejtur se dikush e ndiqte dhe kishte filluar të vrapojë, por sulmuesi e ka arritur dhe e ka qëlluar për vdekje, raporton Telegraf.rs.

“Dyshohet se Tadia P. po ecte përgjatë një shtegu mes ndërtesave dhe, në një moment, ka vërejtur dikë që e ndiqte. Ai ka vrapuar drejt lokalit të basteve, por sulmuesi e ka arritur dhe ka hapur zjarr”, tha një burim, duke shtuar: “Më pas sulmuesi ka ikur në drejtim të panjohur dhe po kërkohet intensivisht në kuadër të operacionit policor ‘Vihor’.”

Ekzekutim i organizuar

Siç kujton Telegraf, dy burra në skuter pa tabela të regjistrimit i janë afruar Pantiçit dhe kanë qëlluar disa plumba drejt kokës dhe trupit të tij. Shkrepjet janë dëgjuar nga dëshmitarë të shumtë, të cilët më pas gjetën trupin e të riut pas një kioske.

Miqtë e të vrarit mbërritën menjëherë në vendngjarje, si dhe motra e tij, e cila me lot ka lutur policinë që t’i lejonte të shihte vëllain për herë të fundit.

Udhëheqës i tifozëve që i shpëtoi dy herë atentateve

Pantiç ishte udhëheqës i tifozëve të Partizanit nga Zemuni dhe më parë kishte shpëtuar dy herë nga sulmet. Herën e parë ishte në qershor, gjatë një përplasjeje tifozësh në urën Gazela. Kamerat kishin regjistruar sulmuesit në skuter duke rrethuar makinat që transportonin tifozët e Partizanit, përfshirë Pantiçin, dhe më pas hapën zjarr.

Herën e dytë, Pantiç dyshohet se kishte shpëtuar një sulm kur modeli maqedonas, Martin S., humbi jetën në një shpërthim në një apartament të marrë me qira në qendër të Beogradit. Dyshohet se modeli ishte angazhuar për ta vrarë Pantiçin, por shpërthimi ndodhi aksidentalisht.

Në lidhje me: Shtetas i Maqedonisë humb jetën në një shpërthim në Beograd! Eksplozivi ishte i destinuar për likuidimin e anëtarëve të një grupi kriminal

Policia ka nisur operacionin “Vihor 3” dhe po kërkon intensivisht autorët në zonat e Zemunit dhe Nov Belgradit.