Belgjika është një nga dy vendet ku tashmë prodhohet vaksina e kompanive farmaceutike “Fajzer” dhe “Bajonteh” kundër Kovid-19.
Përveç Antverpen, ku ndodhet selia evropiane e kompanisë “Fajzer”, vaksina prodhohet edhe në shtetin Miçigen në SHBA.
“Ne kemi prodhuar tashmë qindra mijëra doza në të dy vendet”, konfirmoi Kohen Kolpert nga kompania belge Fajzer për mediat lokale.
“Fajzer” amerikan dhe “Bajonteh” gjerman, pas analizave paraprake në fazën e tretë të testit, publikuan se kandidati i tyre për vaksinën e koronavirusit ka “90 për qind efikasitet”, që u konfirmua “shtatë ditë pas marrjes së dozës së dytë”.
Vaksina është ende duke e pritur “dritën jeshile” nga autoritetet shëndetësore ndërsa “Fajzer” dhe “Bajonteh” paralajmëruan se ata planifikojnë të dorëzojnë 1.3 miliardë doza deri në 2021.
Komisioni Evropian është në bisedime me këto kompani për një kontratë për shpërndarje të 300 milion dozave në vendet anëtare.
