Zhvillimet e fundit në BDI dhe përplasjet mes eksponentëve, i ka komentuar Bujar Osmani në Click Plus. Ai e pranon se ka mendime të ndryshme, por sipas tij ato vijnë nga persona që kanë ambicie personale. Këto sipas tij e bëjnë partinë të funksionojë shkëlqyshëm.
“Në parti ka zëra të ndryshëm dhe ka njerëz që kanë ambicie personale, por kjo e bën BDI-në të funksionojë shkëlqyeshëm dhe të jetë partia më e suksesshme”, komentoi Osmani.
Ai foli edhe për anketat që janë realizuar në parti për përbërjen aktuale të partisë në Qeveri.
