Prokuroria Publike Shkup ka dhënë urdhër për realizim të procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshim, se ka kryer veprën penale – Përpunim, mbajtje dhe tregtim të paautorizuar me armë dhe materiale shpërthyese sipas nenit 396 të Kodit Penal.
“Më 17 mars, në shtëpinë e tij në fshatin Rashçe, i dyshuari 34-vjeçar ka mbajtur revole Zastavë M57 me kalibër 7,62X25mm dhe 25 plumba të atij kalibri”, njofton Prokuroria, transmeton TV21.
Arma dhe municioni i janë gjetur dhe marrë gjatë bastisjes.
Prokurori përgjegjës për të dyshuarin ka kërkuar paraburgim, nën bazën se ka rrezik nga arratisja dhe përsëritja e veprës penale.
