Në 210 shtete në botë nga koronavirusi infektohen mbi 53 milionë persona

TË FUNDIT

Ueb faqja “Uorldmetar” kumtoi se deri mbrëmë në botë janë numëruar 5.3002.666 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa se tashmë kanë vdekur mbi 1,29 milionë.

Nga fillimi i pandemisë, nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar kur doli në treg në qytetin kinez Vuhan, prania e koronavirusit është regjistruar në më shumë se 210 vende dhe territore të botës.

Incidencë dhe vdekshmëri më të madhe të koronavirusit ka në SHBA, me thuajse 11 milionë të infektuar dhe 248 000 raste të vdekjes.

Pasojnë India me 8,7 milionë, Brazili me 5,7 dhe Franca dhe Rusia, të cilat i afrohen bilancit në dy milionë të infektuar. Spanja, Britania e Madhe, Argjentina, Kolumbia dhe Italia i kanë më shumë se një milion pacientë.

Sipas “Uorldmeter”, vetëm dje janë paraqitur mbi 570.000 raste të reja të koronaviusit në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve të vdekjes lidhur me Kovid-19 u rrit për thuajse 9.000 dhe i tejkaloi 1,29 milionë.