Në vitin 2024, zjarrfikësit e Tetovës kanë pasur shumë më shumë punë se në 2023-tën. Kanë ndërhyrë në gjithsej 984 raste, që sipas të dhënave të tyre, janë 200 raste më shumë se në vitin paraprak. Kjo i bie se kanë pasur nga tre intervenime në ditë. Komandanti i njësisë, Avni Ahmeti, thotë se kjo shifër del për shkak se dy herë u përballën me vërshime, ndërsa është rritur edhe numri i aksidenteve.
“Këtë vit kemi pas një rekorde të intervenime arin tek 984 deri ditën e sotme, është një vit që kemi pas dy herë vërshime dhe zjarrfikësit intervenojnë edhe në këto rast. Kjo është ajo përmbyllja ë vitit shumë të rëndë me shumë intervenime dhe tash për tash kemi hapur edhe disperzimin në komunën e Zhelinës. Nëse llogaritim vitet para parak kemi 200 intervenime më tepër nëse i llogarisim disa gjëra, kemi pas një thatësi në Maqedoni dhe kemi pas disa raste vërshimeve”, tha Avni Ahmeti, komandanti i Njësisë kundër zjarrit Tetovë.
Problem në Pollog mbetet mospastrimi i oxhaqeve, që bën që shpesh të ndizen dhe objektet të përfshihen nga zjarri. Ameti bën apel që qytetarët t’i shfrytëzojnë ditët me diell që t’i pastrojnë oxhaqet.
“Nga fillimi ngrohjes në Tetovë me rrethinë kemi pas me dhjetëra rast të intervenime në raste të oxhaqeve dhe ju bëjnë apel dhe faleminderit dhe juve mediume që na keni përkrahur që të bëjmë këto apele, t’i shfrytëzojnë këto ditë me Diell dhe rastin e fundit që e kemi pas afër stadiumit nga oxhaku u përfshi nga zjarri dhe objekti që u desh edhe zjarrfikësit të intervenojnë”, deklaroi Avni Ahmeti, komandanti i Njësisë kundër zjarrit Tetovë.
Zjarrfikësit e Tetovës po ashtu bëjnë apel që të mos digjen mbeturina, qofshin plastike apo materiale të tjera, pasi ato janë shkaktarët kryesorë të bllokimit të shpejtë të oxhakut. Kujtojnë se vitin që lamë pas, në Tetovë u përfshinë nga zjarri disa fabrika dhe depo, për fikjen e të cilave u desh që të ndërhyhet edhe me aeroplan nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
