Në 10 vende të Evropës janë regjistruar 42 raste me variantin Omicron

TË FUNDIT

42 raste me variantin Omicron janë regjistruar në 10 vende të Eropës. Kryetari i Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Andrea Amon në një konferencë të organizuar nga presidenca sllovene e BE-së tha se autoritetet e BE-së po analizojnë rastet e reja. Shton se rastet e konfirmuara me variantin e ri Omicron janë regjistruar te grupmoshat e reja.

 “Rastet e konfirmuara kanë zhvilluar simptoma të lehta ose asimptomatike, megjithëse ato janë regjistruar në grupmoshat më të reja. Për të vlerësuar nëse mutacioni Omicron i shpëton imunitetit, do të duhet të presim derisa të kryhen testet laboratorike në mostrat e personave që janë shëruar, të cilat do të bëhen publike brenda dy javësh,” tha mes tjerash Andrea Amon – kryetar i Qendrës Evropiane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.