Gjoba më të larta, dhe shpejtësi më të vogël. Kështu parasheh ligji i ndryshuar për komunikacionin, i cili u shpjegua më në detaje të shtunën nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se risia kryesore në këtë legjislacion është zvogëlimi i shpejtësisë në vendbanime dhe gjobat prej 100 euro për automjetet, të cilat baltosin rrugën. Kurse, prej të mërkurës, do të jetë e obligueshme për familjet që kanë fëmijë të vegjël të kenë ulëset e posaçme për ta. “Në ligjin i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare më 30 shtator, dhe hyn në fuqi prej 7 tetorit, shpejtësia maksimale në vendbanime do të jetë 50 kilometra në orë. Në varësi se për çfarë dënimi bëhet fjalë, do të përshtaten edhe dënimet, që do të thotë nëse vozitësi nget veturën 100 km/h në vendbanime, atëherë në pajtueshmëri më ligjin është parashikuar dënim prej 400 euro, dhe 60 pikë negative. Parashihet edhe konfiskimi i patent – shoferit prej 6 deri në 12 muaj”, theksoi Kotevski.
Ndryshimet në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion do të reflektohen edhe tek auto-shkollat. Ligji i ri i obligon ato që të xhirojnë gjithë procesin e pajisjes me patentë shoferi, prej mësimit teorik e deri tek provimi i fundit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se është punuar 1 vit në hartimin e ligjit, kurse ai është bazuar në modelet sllovene dhe kroate. Ndryshimet në këtë ligj do të hyjnë në fuqi nga data 7 tetor.
Furkan Saliu
