Ndryshohet ligji: Edhe ata me përvojë 14-vjeçare do të marrin kompensim material deri në pension

TË FUNDIT

Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për ndryshimet ligjore në të drejtën e kompensimit material të të falimentuarve.

Në këtë zgjidhje ligjore, parashihet kompensim material deri në ditën e pensionimit edhe për 1100 falimentues të tjerë, krahas atyre që janë kompensuar deri më tani që arrin numrin prej 11.420 të kompensuarve.

“Pamë se një numër i madh i personave të papunë i plotësojnë kushtet nga zgjidhja e fundit ligjore, duke përjashtuar kushtin e prej 15 vjetësh marrëdhënie të punës për shkak të së cilit nuk mund të jenë shfrytëzues të të drejtës së sigurimit material, nga arsyeja e thjeshtë për shkak se ata qytetarë kanë marrëdhënie të punës prej 14-vjetësh. Me qëllim që të tejkalohet kjo situatë dhe të mundësohet parimi “Qytetarë të barabartë” në realizimin e të drejtave të tyre, ligji që u miratua sot në Qeveri, parasheh që 1100 falimentues të tjerë, me më së paku 14 vjet marrëdhënie të punës, në vend të kushtit të deritashëm me më së paku 15 vjet marrëdhënie pune, të sigurojnë kompensim mujor deri në pensionimin e tyre. Kushtet tjera mbetet të njëjta sikurse tani”, tha Zaevi, transmeton TV21.