Ndryshimet kushtetuese temë e mbyllur për Mickoskin! Kovaçevski: S’është deputet, andaj s’është relevant për të folur

TË FUNDIT

Për kreun e opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski tema e ndryshimeve kushtetuese tashmë është e mbyllur. Ai nuk mori as mundin të komentojë atë që grupi i punës që do të punojë në ndryshimet e kushtetuese, e që momentalisht është i përbërë vetëm nga përfaqësues të pushtetit dhe pa ekspertë.

 “Nuk kam koment më. E kam thënë komentin tim se atë temë e kam mbyllur më dhe nuk kam çfarë të komentojë më shumë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski ditë më parë u shpreh i bindur se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë. E kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për deklaratën e Mickoskit, tha se kreu i opozitës nuk është deputet, kështu që nuk është relevant për të biseduar për këtë çështje, dhe së dyti, shumë shpesh i ndërron qëndrimet e tij.

 “Procedura duhet të nis. Ministria e Drejtësisë tashmë ka filluar publikojë anëtarët e Komisionit për përgatitjen e amendamenteve, që janë përfaqësues të partive politike. Këtë do ta bëjë edhe me ekspertët që do të jenë pjesë e asaj grupe. Procesi do të nis dhe normalisht në suaza të ligjeve dhe Kushtetutës do të zhvillohet tutje”, pohoi Dimtiar Kovaçevski, kryeministër.

Nga ministria e Drejtësisë paralajmëruan se emrat e ekspertëve që do jenë pjesë e grupit të punës do të merren vesh deri në fund të javës, ndërsa zv/kryeministri për Çështje Europiane Bojan Mariçiqi pohoi se grupi punues për ndryshime kushtetuese do të takohet menjëherë pas festave ku edhe do të formulohen propozimet, pas së cilës do të hapet diskutim publik dhe më pas propozimet do të hyjnë në Kuvend.

Përveç VMRO-DPMNE, as Lëvizja Besa e as Alternativa nuk do të marrin pjesë në grupin e punës.