Ndryshimet kushtetuese s’janë kërcënim për shtetin, Caca: Grupi i punës nuk ka mandat për definicionin 20%

TË FUNDIT

Me vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk cenohet identiteti dhe nuk do të ketë asnjë ridefinim të shtetit. Këtë e tha kryetarja e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese në emisionin Klik Plus në TV21, ku theksoi se qëllimi i ndryshimeve kushtetuese është plotësimin e detyrave që rrjedhin nga korniza negociuese për anëtarësim në BE.

“Çështja se me Preambulën do të vijë deri ndryshimi i identitetit të popullit maqedonas, ridefinim të shtetit, se do të formohet shtet binacional, mendoj, me çështje që kanë për qëllim që të nxisin diçka që për momentin nuk na duhet. Në këtë moment Maqedonisë i duhet të punojë për plotësimin e qëllimit strategjik, për të hyrë në BE”, tha Margarita Caca Nikollovska, kryetare e gp për ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, nëse do të hapet kërkesa e partive shqiptare në vend për heqjen e definicionit 20%, Caca Nikollovska tha se kjo çështje nuk është në mandatin e këtij grupi të punës.

“Ky nuk është mandat i këtij grupi të punës. Unë pajtohem se kjo çështje ndoshta tangon struktura të caktuara dhe ndoshta duhet të shqyrtohet, megjithatë jo në këtë grup të punës dhe jo tani. Tani më e rëndësishme është që të plotësohet detyra e këtij grupi që e morëm nga organizatat ndërkombëtare përkatësisht nga BE-ja”, pohoi Margarita Caca Nikollovska, kryetare e gp për ndryshimet kushtetuese.

Grupi i punës në disa takime të realizuara punoi për harmonizimin e Rregullores për punë dhe materialet që do të shfrytëzohen. Nesër do të zhvillohet takim i ri dhe tashmë po pritet që të fillojnë me punë për përpilimin e draft iniciativës për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Kornizës negociuese, që pastaj do t’i dorëzohet Qeverisë.