Ndihmës i ri elektronik për nxënësit

TË FUNDIT

Para katër viteve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, lëshoi në përdorim video-agregat elektronik që do t’u vinte në ndihmë arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve, por ai nuk funksionoi. Sot u prezantua një tjetër.

Siç tha zëvendës-ministri Spiro Ristovski, ky model për të cilin është punuar 3 muaj, është më i mirë se ai i vjetri dhe pritet që të japë rezultate. “Ky është një agregat plotësisht i ri. Këtë radhë, procesi i vënies së tij është planifikuar ndryshe.  Ky është aplikacion tërësisht i ri dhe ka përmbajtje të reja. Mënyra dhe metodologjia tani është më e thjeshtë dhe  ai është më i aksesueshëm. Për shkak se ndodhën disa gjëra të paparashikuara, i vjetri nuk i plotësoi pritshmëritë”, deklaroi Ristovski.

Në ueb faqen eduvideo.mon.gov.mk, deri më tani janë nxjerrë 954 video-inçizime.  Në konferencë nuk ishin të pranishëm arsimtarët, kështu që nuk kishim mundësi të dimë për përvojën e tyre në përdorimin e këtij ndihmësi elektronik.