Ndihmë e re ushtarake për Ukrainën/ Misajllovski: KSHPK të veprojë për lëndën për helikopterët nga “Leonardo”

TË FUNDIT

Është përgatitur një paketë e re shtesë për ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës. Ministri i mbrojtjes, Vllado Misajllovski informoi se Maqedonia do të vazhdojë të ndihmojë, sepse kjo është e rëndësishme për Ukrainën. Shtoi se të gjithë ministrat presin që të marrë certifikatat e sigurisë që pakoja e re të shqyrtohet në seancë të qeverisë.

“Ato pajisje, janë nga pajisjet e mëparshme që janë dhënë dhe një pjesë e asaj që ka mbetur për t’u dorëzuar. Por ajo që është shumë e rëndësishme për të bërë në këtë periudhë, e cila nuk është bërë në vitet e kaluara, është një vlerësim i plotë i asaj që është dhënë, sepse sipas rregullores duhet të ndajmë fonde për ndihmë për Ukrainën çdo vit, në përputhje me faktin që jemi anëtare e NATO-s,  por nuk kemi shumë të saktë se sa kushton ajo që kemi dhënë”, tha Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes.

Derisa Armata dërgon një pjesë të pajisjeve të vjetra në Ukrainë, Misajllovski siguron se do të vazhdojë modernizimi me pajisje të reja. Në këtë drejtim, ai paralajmëroi një rritje të re të buxhetit të mbrojtjes, i cili pritet të arrijë në 2.30% të BPV-së. Ndërkohë, kontratat tashmë të lidhura me SHBA-të dhe Francën për pajisje të reja do të vazhdojnë të zbatohen pa ndërprerje. Por edhe me kompaninë italiane “Leonardo”, nga e cila presin tetë helikopterë, prokurimi i të cilëve përfundoi me ankesë në Komisionin Kundër Korrupsionit.

Të shqyrtohet përsëri kjo ankesë dhe të arrijë te ne, sepse duam të dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Por ne duhet të punojmë sipas marrëveshjes së lidhur, bëhet fjalë për prokurim të madh, mbi 300 milionë euro për 8 helikopterë të rinj”, tha Misajllovski.

Përveç pajisjeve të reja ushtarake nga blerjet publike, Armata pasurohet edhe me donacione. Donacioni i fundit ka ardhur nga Republika e Turqisë dhe ndër të tjera përbëhet nga dronë dhe aparate për shikim natën. Ambasadori turk Fatih Ulusoj, si dhe ministri Misajllovski theksuan se të dyja vendet janë miqësore, ndërsa armatat e tyre janë aleate në NATO dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën ushtarake.